Tahiri flet për takimet urgjente të liderëve të shtetit për vendimin e taksës

Tahiri flet për takimet urgjente të liderëve të shtetit për vendimin e taksës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur rreth takimeve urgjente të cilat po thirren shumë shpesh nga liderët e shtetit.

Në emisionin Rubikon të KTV-së, Tahiri ka thënë se këto takime po janë të suksesshme dhe kanë arritur të marrin një drejtim.

“Nuk kisha me thënë se takimet janë krejt pa sukses, mendoj që kanë arrit të marrin një drejtim. Ne sot nuk e kemi nga SHBA-të një afat se deri kur mund ta shtyjmë porse mendoj që sanksionet do vazhdojnë duke u thelluar”, ka thënë Tahiri.

Takimi i fundit i liderëve të vendit, ka qenë në zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili njëherit është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com