Tajfuni në Japoni ka marrë 70 jetë, mirëpo bilanci nuk është përfundimtar, ende ka të zhdukur

Në goditjen e tajfunit Hagibis në Japoni kanë humbur jetën 70 persona, ndërsa edhe 15 të tjerë po llogariten si të zhdukur, ka kumtuar sot televizioni NHK bilancin e ri të viktimave.

Tajfuni në Japoni ka marrë 70 jetë, mirëpo bilanci nuk është përfundimtar, ende ka të zhdukur

Më shumë se 200.000 shpëtimtarë po marrin pjesë në kërkim të mbijetuarve në rajonin e goditur.

Tajfuni ka shkaktuar rrëshqitjet e dheut në të cilat është shkatërruar një numër i madh i shtëpive.

Tajfuni Hagibis e ka goditur të shtunën rajonin në jug të Tokios.

Në pjesët qendrore dhe veriore të Japonisë moti i keq është përcjellë me shira të mëdha dhe erëra të forta./Insajderi.com.