Tajlandezi i infektuar me HIV akuzohet për përdhunim të 70 djemve

Tajlandezi i infektuar me HIV akuzohet për përdhunim të 70 djemve

Policia tajlandeze ka kumtuar se e ka arrestuar një ushtar të infektuar me HIV i cili pretendohet se i ka bërë shantazh dhe i ka përdhunuar 70 djem adoleshentë.

I akuzuari nëpërmes të profileve të rreme në rrejte sociale dhe aplikacioneve për njohje të homoseksualëve “Blued” është përpjekur të fitojë besimin e viktimave dhe ka kërkuar që t’ia dërgojnë fotografitë lakuriqe para se të takohen, pretendon policia.

Më pas iu ka bërë shantazh se do t’i publikojë fotografitë nëse nuk duan të kenë marrëdhënie me të.

Pas arrestimit të dyshuarit Jakrita Komsinga (43) në shtëpinë e tij, policia ka gjetur barëra për shërim nga virusi HIV, ndërsa testet kanë konfirmuar se ai është i infektuar./Insajderi.com.