Tajvan, shpëton e gjallë pas 60 orë ngujimi nën rrënoja e ndërtesës

Tajvan, shpëton e gjallë pas 60 orë ngujimi nën rrënoja e ndërtesës

Një vajzë tetë vjeçare është tërhequr e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Tajvan pasi kishte qëndruar aty për më shumë se 60 orë.

Ekipet e shpëtimit në Tajvan të hënën kishin shpëtuar tre të tjerë të, duke përfshirë edhe tezen e vajzës.

Ekipet e shpëtimit nxituan për të gjetur më shumë se 100 banorë të varrosur në rrënojat, raporton BBC.

Një nga të shpëtuarat ishte edhe një grua e cila u gjet e shtrirë nën trupin e burrit të saj, ndërsa djali i tyre i mitur është gjetur i vdekur pranë tyre.

Të paktën 38 njerëz kanë vdekur në tërmetin me fuqinë 6.4 shkallë që ndodhi të shtunën e kaluar./Insajderi.com