Tajvani ka kaluar 200 ditë pa asnjë rast me Covid-19

Tajvani ka kaluar 200 ditë pa asnjë rast me Covid-19

Ndërsa shumica e botës përpiqet të përmbajë valë të reja të pandemisë Covid-19, Tajvani sapo shënoi ditën e 200-të radhazi pa një rast të koronavirusit, transmeton Insajderi.

Përgjigja e Taipeit ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë një nga më të efektshmet në botë. Ishulli me 23 milion njerëz raportoi për herë të fundit një rast të transmetuar lokalisht në 12 Prill, i cili ishte e diela e Pashkëve, raporton CNN.

Deri të enjten, Vietnami kishte konfirmuar 553 raste – vetëm 55 prej të cilave ishin transmetuar në forma lokale. Ndërsa, shtatë vdekje janë regjistruar.

Pashkët ishin një moment historik i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse presidenti Donald Trump kishte thënë një muaj më parë ai donte që vendi “të hapej dhe të tërhiqej” deri në festë. Në atë moment, 1.7 milionë njerëz ishin infektuar dhe 110,000 ishin vrarë nga virusi  në tërë globin. Të premten, këto shifra kishin kaluar 45 milionë raste dhe më shumë se 1.1 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Arritja historike e Tajvanit vjen në një javë kur Franca dhe Gjermania po vendosin bllokime të reja dhe Shtetet e Bashkuara identifikuan një rekord, 88,000 raste të reja në ditë. Shteti i Florida-s, i cili ka një madhësi të ngjashme të popullsisë me Tajvanin, me afërsisht 21 milionë njerëz, identifikoi 4,188 raste vetëm të mërkurën.

Tajvanit nuk i është dashur kurrë të vendosë bllokime të rrepta. As nuk iu drejtua kufizimeve drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale. /Insajderi.com