Taket për burra përsëri në modë

Taket për burra përsëri në modë

Ka mënyra të ndryshme që shoqëria thotë se është e pranueshme për gratë të përmirësojnë dukjen e tyre por jo burrat.

Por kohët po ndryshojnë, dhe siç duket takat për burra tani janë në modë. Vetë bibla e modës, Vogue, e ka dekretuar një gjë të tillë.

“Duhet një qëndrim mbretëror, vetë-sigurues për të shkuar kundër masës. Mund edhe të thuash se këta burra janë në majë të diçkaje ‘sexy’”, ka thënë Vogue, shkruan The Independent.

Jo burra të shkurtër që mundohen të rregullojnë gjatësinë e tyre në mënyrë tinxare, disa nga meshkujt më me ndikim dhe më me stil në botë tani me krenari mbështesin takat.

Jo taka të larta, por çizme me taka, shumicën e kohës.

Kanye West, Harry Styles dhe Justin Bieber që të gjithë janë parë duke mbathur taka të ulëta. Dhe përderisa ata udhëheqin, të tjerët do t’i ndjekin.

Normalisht, këta burra të famshëm mund të veshin të gjitha trendet më mirë se sa një djalosh mesata, por ndikimi i tyre nuk duhet të nënvlerësohet.

“Është një vetëbesim mbretëror që vjen me një burrë i cili mund të mbathë taka”, ka thënë Vogue.

Harry Styles gjithashtu mund të shihet edhe në videoklipin e tij më të ri të këngës “Sign of the Times” me taka të mbathura.

Burrat kanë mbathur taka më parë, por ky trend ka vdekur rreth shekullit të 18-të. /Insajderi.com