“Takim historik… ”, ish-ambasadori çuditet me këtë titull të portalit të drejtuar nga bashkëpunëtorët e Haki Abazit

“Takim historik… ”, ish-ambasadori çuditet me këtë titull të portalit të drejtuar nga bashkëpunëtorët e Haki Abazit

Si “Takim historik”, e ka quajtur portali (kallxo.com) i drejtuar nga bashkëpunëtorët e Haki Abazit, takimi ndërmjet ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçlës dhe kryeprokurorit të shteti, Aleksandër Lumezi, shkruan Gazeta Insajderi.

E për këtë ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti.

“Takim historik. Çfarë gazetarie!”, ka shkruar ai.

Mirëpo, ky titull u editua nga ky portal, duke e larguar atë historik e duke e lënë vetëm takim.

Kujtojmë se Sveçla e Lumezi, u takuan sot për të biseduar në lidhje me masat kundër COVID-19, teksa kanë lënë anash përplasjet e mëparshme.

Lëvizja Vetëvendosje, një vit më parë më parë kishte thirrur protestë për shkarkimin e Lumezit, teksa e kishte quajtur “Lepur ik, duam Republikë”.

E shtatë muaj më parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh edhe lider i kësaj partie, kishte thënë që do ta larojnë Lumezin. Ai ndër të tjera kishte bërë thirrje që të kthehet prokurori Elez Blakaj, i cili ishte larguar nga Kosova, për shkak të kërcënimeve.

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, kishte thënë Kurti, pak para se të bëhej kryeministër./ Insajderi.com

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi” – Deklarata e Kurtit për ‘lepurin’ që sot u takua me njeriun e VV-së