Takimet Kurti-Osmani – “Ne jemi të interesuar për koalicion, fatkeqësisht jo edhe LDK”

Takimet Kurti-Osmani – “Ne jemi të interesuar për koalicion, fatkeqësisht jo edhe LDK”

Takimet ndërmjet krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të LDK-së, për harmonizimin e qëndrimeve për një bashkëqeverisje të mundshme, kanë pushuar, deri në certifikimin e zgjedhjeve.

Ku vendim ka ardhur pas takimit të Kryesisë të Lidhjes Demokratike ditë më parë.

Albulena Haxhiu, kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, ka thënë se ekziston i tyre për bashkëpunim me LDK-në, por edhe i kësaj të fundit.

“Ne kemi caktuar menjëherë atë ditë përfaqësuesin që do ta përfaqësojë VV-në në këto grupe punuese, përgjegjësia e këtyre grupeve do të jetë harmonizimi i programit qeverisës. Megjithatë nëse ekziston një vullnet politik për ta këndellur Kosovën, atëherë besoj që nuk do duhet që të ketë pengesa. Prandaj nëse ka vullnet, natyrisht që kjo është e mundur”, thotë ajo për EO, shkruan Insajderi.

Haxhiu lë fajtore LDK-në për të cilën thotë se po humb kohë duke pritur certifikimin e zgjedhjeve. Ajo thotë se bisedimet për harmonizimin e programit qeverisës mund të vazhdojnë edhe pa përfundim të rinumërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve.

“Sa i përket VV-së, ne jemi jashtëzakonisht të hapur dhe shumë të interesuar që ky koalicion të bëhet, por nuk e kemi parë fatkeqësisht të njëjtin interes te Lidhja Demokratike e Kosovës. Këtu dua të shtoj se nuk kemi nevojë që të presim certifikimin e rezultateve, në qoftëse ne nuk bëjmë takime deri në certifikim, atëherë kjo për VV-në është kohë e humbur”./GazetaInsajderi/