Takimi i drejtuesve të institucioneve ligjzbatuese: Këto ishin temat që u diskutuan

Takimi i drejtuesve të institucioneve ligjzbatuese: Këto ishin temat që u diskutuan

Pas raportimit të Insjaderit, se drejtuesit e institucioneve janë mbledhur në një takim urgjent në Njësinë e Inteligjencës Financiare, ka ardhur reagimi i këtyre të fundit.

Përmes një komunikate për media, ata kanë pranuar se janë takuar në zyret e Njësisë së Intelegjencës Financiare, dhe të pranishëm kanë qenë drejtori i Agjensionit Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, drejtori i Doganës, Bahri Berisha, kryeshef i Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Rrahim Rama dhe drejtori i Administratës Tatimor të Kosovës Ilir Murtezaj.

Ata thonë se kanë biseduar për gjendjen e fundit në vend, me theks të vecantë “korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, çështjen e kazinove dhe lojërave të fatit, kontrabandën dhe ekonominë joformale”

“Nisur nga publikimi i disa lajmeve në media online, NJIF ju njofton se dje në Njësinë për Inteligjencë Financiare është mbajtur takim me drejtues të disa institucioneve të zbatimit të ligjit. Në takim kanë marrë pjesë z.Dardan Nuhiu drejtor i Inteligjencës Financiare, z.Shaip Havolli drejtor i Agjensionit Kundër Korrupsion,  z.Bahri Berisha drejtori i Doganës, z.Rrahim Rama Kryeshef i Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar (AAPSK), dhe drejtori i Administratës Tatimor të Kosovës z.Ilir Murtezaj. Ndër temat kryesore të takimit përveç tjerash  kanë qenë: gjendja e fundit në vend lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, çështjen e kazinove dhe lojërave të fatit, kontrabandën dhe ekonominë joformale”, thuhet në reagimin e NJIF-së.

 

Drejtuesit e institucioneve në takim urgjent në Njësinë e Inteligjences Financiare