Takimi i radhës në Paris – Pacolli tregon cila do të jetë tema kryesore që do të diskutohet

Takimi i radhës në Paris – Pacolli tregon cila do të jetë tema kryesore që do të diskutohet

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, do të jetë kryetema e takimit të shpejtë në Paris.

Pacolli ka shtuar se nën lidershipin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është e garantuar.

“Nën lidershipin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, perspektiva evropiane e Ballkanit perendimor është e garantuar. Njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, është kryetema e takimit të shpejtë në Paris nên mbikqyrjen e dy liderëve, që do të jetë ndihmesë për procesin e udhëhequr nga komisionerja Mogherini”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Takimi i radhës ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor është caktuar që të zhvillohet më 1 korrik të këtij viti, në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.