Takimi i Vuçiq me ambasadorin e SHBA në Beograd

Edhe pse Vuçiq mbrëmë ka kërkuar nga Mogherini që të mos përmenden "dy palët" përkitazi me incidentin e djeshëm, ai në takimin me ambasadorin e SHBA në Beograd u pajtua që të dy palët duhen t'i ulin tensionet.

Takimi i Vuçiq me ambasadorin e SHBA  në Beograd

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i SHBA në Beograd Kyle Scott kanë biseduar të mërkurën për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjeve në Mitrovicë të Veriut si dhe për bisedën e mbrëmshme të Vuçiqit me ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA për çështje të Evropës dhe Evro-Azisë Wess Mitchell.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se është me rëndësi që të ulen tensionet, si dhe të dyja palët t’i qasen qetë dhe me gatishmëri kontesteve dhe t’i zgjidhin ato, si dhe të shmangen çfarëdo hapa të cilat do t’i komplikonin edhe më tutje situatën edhe ashtu të tensionuar.

Ambasadori Scott ka bërë apel për të dyja palët të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmes të dialogut me ndërmjetësim të BE dhe ka shprehu gatishmërinë e vendit të tij që t’i përkrahë të dyja palët në negociata të cilat po zhvillohen nëpër dialog, lajmërojnë mediet serbe./Insajederi.com.