Takimi i Vulinit me ambasadorin rus në Beograd Chepurin

Takimi i Vulinit me ambasadorin rus në Beograd Chepurin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin dhe ambasadori i Federatës Ruse Alexandar Chepurin kanë biseduar për marrëdhënie bilaterale dhe avancim të bashkëpunimit.

Ministri serb e ka falënderuar Federatën Ruse për përkrahje të pozitave Serbe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “kurdo që interesat e Serbisë janë të rrezikuara”, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Kur është fjala për Kosovën, Vulini ka përmendur se për shkak të ngjarjeve aktuale, “është vështirësuar vazhdimi i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mundësia për arritjen e kompromisit”.

Siç ka pretenduar ai, Serbia konsideron formimi i Ushtrisë së Kosovës “mund të shkaktojë probleme serioze të sigurisë në gjithë rajonin” dhe se ai këtë e kundërshton ashpër./Insajderi.com.