Takimi Konjufca-Ruçi: Serbia kreu krime lufte – UÇK duhet të mbrohet

Takimi Konjufca-Ruçi: Serbia kreu krime lufte – UÇK duhet të mbrohet

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk konjufca, është pritur në takim nga homologu i tij shqiptar, Gramoz Ruçi, me të cilin është deklaruar për media pas takimit të zhvilluar, njofton Insajderi.

Konjufca në adresimin për media tha se në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në disa fusha, sidomos në atë të ekonomisë.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me Serbinë, për çka tha se dialogu Kosovë-Serbi, nga ana e ndërkombëtarëve po shihet si faza finale e dialogimit midis dy vendeve.

Dëmi dhe beteja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës i takon dhe caktimit dhe ndarjes territoriale, që, sipas Konjufcës, nuk mund të lihet në dorë të Beogradit, derisa shtoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të mbrohet.

“Ne na duhet koordinimi me Shqipërinë, ne po përballemi edhe me proces të vështirë me Specialen, teksa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Të bashkërendojmë veprimet tona. Lufta jonë ishte e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e ka qenë dhe e gjithë kombit shqiptar. Prandaj, lufta e UÇK-së duhet të mbrohet. Ju ftoj zyrtarisht që të vizitoni shtetin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Nga ana tjetër, Ruçi foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Tirana njeh Serbinë si një palë përgjegjëse për krimet e luftës së Kosovës.

Sipas tij, këtë dialog e kërkojnë edhe dy parterët strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë: Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është një vend më i preferuar në raport me shtetet, që ne kemi pasur e kemi raport strategjik. Për Kosovën, është me rëndësi të ruajë avantazhin e saj gjatë dialogut me Serbinë”, tha ai.

“Është e rëndësishme që Kosova të ruajë avantazhin e saj në raport me Serbinë. Kosova është një vend më i preferuar në raport me shtetet, që ne kemi pasur e kemi raport strategjik. BE është e vetmja rrugë e ardhmërisë për Kosovën dhe Serbinë. Duhet një qëndrim i unifikuar për dialogun me Serbinë, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime lufte, ka fshehur kriminelë, në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare dhe justifikon krimet e veta. Koha punon për Kosovën, sepse është në anën e drejtë të drejtësisë dhe nuk do rreshtim së punuari për të”, shtoi ai. /Insajderi.com