Takimi konsultativ mes partive politike mbahet sot

Takimi konsultativ mes partive politike mbahet sot

Me ftesë të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, sot mbahet takimi konsultativ i partive politike të Kosovës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për formimin e institucioneve të vendit.

Në këtë takim pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar koalicioni PAN dhe LAA, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë.

Ftesa për këtë takim vjen pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të ditës së hënë, për shkak të mungesës së koalicionit PAN.

Takimi konsultativ i partive politike mbahet në ora 10.00, në Kuvendin e Kosovës.