Takimi me ambasadorët, vijnë njoftimet e fundit nga VV dhe LDK

Takimi me ambasadorët, vijnë njoftimet e fundit nga VV dhe LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen gjatë ditë së sotme me ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Misionit të BE-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për Gazetën Insajderi se duhet pyetur VV-në për kohën e takimit.

“Duhet me e pyet zyrën e VV-së se ata janë organizatorët e takimit dhe iu mbetet atyre ta caktojnë orën e takimit”,ka deklaruar Haziri për Insajderi.

Ai tutje ka shtuar LDK-ja mbetet në ato qëndrime të njejta dhe do shihet çka do flitet sot në tavolinë.

E nga zyra për medie e VV-së i kanë thënë Insajderit se akoma nuk kanë të caktuar ndonjë orë për takim./Insajderi.com/