Takimi në Bruksel ribashkon opozitën

Takimi në Bruksel ribashkon opozitën

Shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës nesër bashkë do të dalin në një konferencë për media.

Ka qenë lëvizja Vetëvendosje ajo që ka lëshuar për media njoftimin se nesër, në ora 13:00, në ambientet e Kuvendit, shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe ajo e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Kjo konferencë ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.