
Presidenti Hashim Thaçi nuk do të udhëtojë për në Uashington në takimin e paraparë me palën serbe, për shkak se Gjykata Speciale i ka ngritur aktakuzë atij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Lajmin se Thaçi nuk do të udhëtojë për në SHBA, e ka bërë të ditur, emisari amerikan Richard Grenell.
“Presidenti I Kosovës sapo na ka informuar se e ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij që të mos merr pjesë në bisedime derisa çështjet ligjore nga këto akuza të sqarohen”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Por, takimit megjithatë Kosovë – Serbi do të mbahet.
Aty do të marrë pjesë tash vetëm kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti./Insajderi.com