Në konferencën për medie presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe për ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar rreth koordinimit për politikë të jashtme.
Ai tha se në ditët në vijim do t’i takojë të gjithë liderët e partive politike, duke përfshirë edhe liderin e VV-së dhe LDK-së.
“Do t’i ftoj për shkak të epopesë së UÇK, në ditët e ardhshme për t’i takuar. Do të takoj edhe liderin e LVV-së, LDK-së, të gjithë”, tha ai.