
Tre liderët e partive opozitare dhe përfaqësues të tjerë të këtyre partive janë takuar në një kafe afër Kuvendit të Kosovës.
Ky takim i tyre është duke ndodhur në kohën kur ishte paraparë që të mbahej një konferencë e përbashkët e tyre për protestën e nesërme.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi më herët se është anuluar protesta, por kjo nuk e ka ndalur Ramush Haradinajn që të ftojë mediat për konferencë në orën 14:30./Insajderi.com