Takohet Ramiz Lladrovci me Shpend Ahmetin – Çajnë hallin e qytetarëve

Takohet Ramiz Lladrovci me Shpend Ahmetin – Çajnë hallin e qytetarëve

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka biseduar për sfidat e qeverisjeve lokale, njofton Insajderi.

Në profilin e tij ne Facebook, Lladrovci ka thënë se takimet me Shpendin janë çdo herë produktive dhe rezultatet do të shihen në të ardhmen.

“Takimi me Shpendin është çdo herë edhe i mirë, edhe prodhor, sepse ka efekte që ma vonë ju dëgjohet krisma. Pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë”.

Më pas Lladrovci ka shtuar se pavarësisht sfidave që kane kryeqendrat, edhe komunat tjera kanë probleme të mëdha dhe për këtë gjë do ta pres Ahmetin ne Drenicë, me të cilin do të diskutojnë për të gjetur rrugë me të cilat do t’i pritshmëritë e qytetarëve./Insajderi.com