Takojmë për herë të parë vogëlushen e MC Kreshës

Takojmë për herë të parë vogëlushen e MC Kreshës

Çifti, Erzina Shehu dhe Mc Kresha u martuan me një ceremoni shumë private në qershor të vitit të kaluar.

Në qershor të këtij viti ata u bënë prindër për herë parë. Lajmin e kishte bërë të ditur babai i Erzinës me një postim në llogarinë e tij në Facebook ku shkruante, “Mirë se erdhe në jetë Iza.”

E në ndërkohë, reperi po shijon jetën e tij familjare si një bashkëshort dhe baba, duke qëndruar në Kanada. Ishte bashkëshortja e tij, ajo që ndau edhe portretin e plotë të vogëlushes Iza, në një postim në llogarinë e saj në Istagram, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë, kur të famshmit tanë ishin në intervista virtuale apo lidhje direkte në Instagram, reperi u shkëput nga vëmendja e publikut. Por në një intervistë në të cilën ai u paraqit, për emisionin “E Diell”, u shpreh se e mendonte largimin nga muzika.

Më saktësisht, MC Kresha u shpreh se të qenurit pjesë e tregut muzikor, është si një lloj cikli që përfundon dikur, për t’iu lëshuar rendin të tjerëve.

“Pak nga pak kam ikur nga muzika. Më parë kam bërë çdo një vit nga një album, tani çdo dy vjet. Është një lloj largimi. Por nuk besoj se do mund të shkëputem menjëherë. Mendoj që si sporti, si arti e kanë një cikël. Secili e bën ciklin e vet dhe pastaj ua lë rrugën të tjerëve”, ishte shprehur reperi gjatë emisionit. /Insajderi.com