Taksa kundër Serbisë është patriotizëm

Taksa kundër Serbisë është patriotizëm

Shkruan: Dimal Basha

Po du fillimisht të ju tregoj një rrëfim të shkurtër. Ne vitin 1774, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin filluar organizimet e para për pavarësinë nga Anglia, vend ky që e sundonte Amerikën në atë kohë.

Për t’i rënë trup, amerikanët fillojnë organizimet e para, dhe paritë e 13 kolonive amerikane takohen për të filluar përgatitjet për ndarjen nga Anglia. Menjëherë organizhet mbledhja e parë kontinentale në Kongresin e Filadelfisë, dhe një ndër aktet e para ligjore që e ndërmarrin përfaqësuesit amerikanë ka qenë Asociacioni për Bojkotimin e Mallrave Britaneze. Këto ishin sanksione ekonomike që thirnin për bojkotimin e të gjitha mallrave britaneze, që kërkonin shumë guxim dhe patriotizëm në atë kohë.

Pra nëse e shohim veten të vegjël ndaj Sërbisë dhe BE-së, mendone patriotizmin dhe guximin që e kanë pas amerikanët atëherë. Patriotizëm për bojkotimin e mallrave të një armiku si Britania, bashkë me ngulmin për të promovuar prodhimet vendore, pra të fermerëve amerikanë.

Por edhe guximin, sepse Amerika asokohe nuk ka qenë kjo që e njihni sot. Sa për njohuri, Amerika në vitin 1774 besohej të kishte pasur përafërsisht 2.5 milion banorë, derisa Britania kishte mbi 8 milion. Anglia përveq që kishte trefish banorë më shumë, ajo asokohe ishte një perandori qe sundonte 2/3 e botës. Pra duhet kuptuar që vetëm guximi dhe dashnia për vendin kishte bërë që amerikanët të marrin keso vendime, dhe unë besoj që ky guxim dhe dashuri për vendinë i ka bërë në një superfuqi që janë sot.

Ne e dime se jemi te vend i vogël, mirëpo duhet kuptu se nuk kemi cka të frikohemi nga Sërbia. Luftë nuk mund të nis më duke marrë parasysh që KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në vend, kurse tjetra, sot në botë rolin kryesorë e ka lufta tregtare, betejë kjo që na qet në avantazh duke marrë parasysh që Serbia derdh në tregun e Kosovës mbi 450 milion Euro mallra, derisa Kosova nuk arrin as 45 milion.

Mediat raportuan se znj. Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-se, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të kësaj takse. Mirëpo, nëse BE vërtet shqetësohet, atëherë sic e tha gazetari Vullnet Krasniqi në një reagim në rrjete sociale, do ta mirrnim shumë më seriozisht znj. Mogherini sikur të shqetësohej për qarkullimin e lire të qytetarëve të Kosovës në BE sa po shqetësohet për qarkullimin e lire të mallrave serbe në Kosovë.

Fundja, UNESCO jo, Interpol jo, respektim të marrëveshjeve nga Serbia jo, liberalizim jo, ateherë nuk është se ky qytetarë ka cfarë të humb. Siç na e ka dëshmuar Amerika atëherë, madhështinë e një vendi nuk e bënë madhësia e tij, por veprimet që ndërrmer. Prandaj, Kryeministër, në rolin e komandantit ke qenë I shquar për guxim dhe patriotizëm dhe për atë gëzon shumë respekt, mirëpo nëse të njejtin respekt e kërkon edhe si politikanë, atëherë qëndroni deri në fund këtij vendimi, përndryshe edhe kjo mbetet vetëm një dështim i radhës.