Talebanët: Shpresojmë që Trump t’i fitojë zgjedhjet

Talebanët: Shpresojmë që Trump t’i fitojë zgjedhjet

Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha që shpresojnë që presidenti amerikan Donald Trump t’i fitojë zgjedhjet e radhës presidenciale në SHBA, transmeton Insajderi.

“Shpresojmë që ai (Trump) i fiton zgjedhjet dhe i jep fund pranisë ushtarake amerikane në Afganistan”, tha Mujahid në një prononcim përmes telefonit për kanalin amerikan CBC, në kohën kur po vazhdojnë negociatat midis SHBA-së dhe Talibanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ana tjetër, drejtori i fushatës zgjedhore të Trump-it, Tim Murtaugh, në një deklaratë në lidhje me çështjen në fjalë, tha se e refuzojnë mbështetjen e Talibanëve dhe shtoi se Trump do t’i mbrojë në çdo situatë interesat amerikane.

Ndërkaq, një tjetër pjesëtarë i organizatës, duke folur për CBC News, tha se janë shqetësuar për shëndetin e Trump-it kur kanë mësuar se ai është infektuar me COVID-19. /Insajderi.com