Talenti i Liverpoolit pësoi lëndim “horror” në miqësoren me Sevillan

Talenti i Liverpoolit pësoi lëndim “horror” në miqësoren me Sevillan

Liverpool dhe Sevilla zhvilluan një ndeshje miqësore pas mesnate, e cila do të jetë më shokuese se pritej.

Në fakt, këto duhet të jenë vetëm miqësore përgatitore për skuadrat e kampionateve elitare, mirëpo jo gjithmonë rezulton e njëjta gjë.

Përshembull në ndeshjen e lartpërmendur, rezultati ka kaluar në plan të dytë. E gjitha vëmendja ka shkuar te ndërhyrja që lojtari i ekipit spanjoll, Gnango, bëri ndaj talentit të Liverpool, Larouci.

Ndërhyrja e Gnango ishte e menjëherëshme dhe pa asnjë qëllim për ta gjetur topin, çka bëri që ai të përjashtohet nga loja.

Në këmbët e 18-vjeçarit dyshohet për një thyerje, çka do ta linte atë për një kohë të gjatë jashtë fushave të gjelbërta.