Tani mund të ndiqni disa filma dhe seriale falas në Netflix

Tani mund të ndiqni disa filma dhe seriale falas në Netflix

Platforma e transmetimit, Netflix njoftoi këtë javë se do të hapë filma dhe shfaqje të caktuara origjinale, të tilla si “When They See Us”, pa pasur nevojë të paguani një cent – por ka një kleçkë. Vetëm episodi i parë i shfaqjeve është në dispozicion, por kjo është më mirë se asgjë, apo jo?

Të paktën filmat janë në dispozicion për t’u parë të plotë. Përmbajtja falas përfshin Grace and Frankie, Our Planet, The Two Popes, Love Is Blind, When They See Us, Bird Box, Boss Baby, Elite, Murder Mystery dhe Stranger Things, njofton Insajderi.

E gjithë kjo po bëhet për arsye se Netflix kërkon të ‘joshë’ abonues të rinj në platformë.

Konkurrenca e transmetimit është bërë intensive për Netflix gjatë vitit të kaluar me lansimet e Disney +, WarnerMedia’s HBO Max, Apple TV + dhe Amazon Prime. /Insajderi.com

Burimi: Metro.co.uk