Agjencia e Lajmeve serbe Tanjug, ka shkruar të hënën se ministrit të sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Gazeta Online Insajderi i ka shkruar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, por deri në këtë moment nuk ka përgjigje.
Sipas agjendës së ministrit serb – planfikonte që ta vizitonte Zubin Potokun.
Po ashtu të ishte pjesë e një tryeze para të rinjve serbë në Mitrovicë – ku temë diskutimi parashihej të ishin bursat. /Insajderi.com