Tarifa për Messin do të ulet në vetëm 100 milionë

Tarifa për Messin do të ulet në vetëm 100 milionë

Lionel Messi mbase do të lejohet që ta lërë Barcelonë për vetëm 100 milionë euro, shkruan Telegraph, njofton Insajderi.

Burime të afërta me këtë situatë kanë thënë se po bëhet një kompromis, pasi shuma aktuale për lirimin e Messit është tejet e lartë – plotë 700 milionë euro.

Ekipi favorit për ta pasur Messin pas largimit nga Barcelona po konsiderohet të jetë Manchester City.

Madje raportohet se Messi në terme personale veçmë është pajtuar me City-in./Insajderi.com