Për të gjithë ju që po ëndërroni pushimet verore, sezoni duket se nuk është anuluar – vetëm se disa masa mbrojtëse duhet të merren.
Marrim shembull nga princesha e pop-it amerikan. Në një ditë romantike me të dashurin e saj në plazh, ajo praktikoi edhe masat mbrojtëse, njofton Insajderi.
Ajo dhe Sam Agshari, u panë në plazh duke mbajtur maska mbrojtëse për fytyrën. Këngëtarja postoi një sërë fotosh në llogarinë e saj në Instagram, duke u treguar ndjekësve të saj se sa shumë po e shijon kohën e ngrohtë me diell.
Ndër ata që i uronin këngëtares një ditë të këndshme, shumë ndjekës kërkonin me vendosshmëri një videoklip të ri nga artista për këngën me titull “Mood Ring (By Demand)”, që u lansua në mars. /Insajderi.com