Tatimpaguesit mund të përfitojnë edhe një tjetër shërbim online

Tatimpaguesit mund të përfitojnë edhe një tjetër shërbim online

Tatimpaguesit mund të përfitojnë edhe një tjetër shërbim online. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se tashmë tatimpaguesit mund të pajisen nëpërmjet portalit e-Albania me certifikatën e rezidencës tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dije se “Certifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

Ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Certifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqipëria ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.

çdo sipërmarrësi apo individi se mund të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.  Pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari. /Monitor