Tayna: E kisha parashikuar të ardhmen time

Tayna: E kisha parashikuar të ardhmen time

Në vetëm pak kohë me një këngë Tayna u kthyen në një fenomen në muzikën shqiptare. E ftuar në emisionin NIN reperja shqiptare zbuloi se kishte ëndërruar për suksesin në muzikë që kur ishte ende e vogël. Në ditarin e saj, ajo kishte parashikuar sesi do të ishte karriera e saj në muzikë dhe ia arriti, falë punës dhe talentit të saj u rendit në majat e klasifikimeve.

“Në ditar, përveç atyre që më kanë ndodhur gjatë ditës, kam shkruar dhe gjërat për të cilat jam falenderuese që i kam në jetë. Ndonjëherë kam përshkruar veten sikur jam aty ku do të doja të isha. Ka ndodhur vitin e kaluar, se zakonisht përtoja të shkruaja dhe vetëm imagjinoja. Gjithçka ku jam tani, e kam shkruar.”- ka rrëfyer reperja shqiptare Tayna.