Tayna e Mozzik detyrohen ta paralajmërojnë publikimin e këngës për nesër, ky është shkaku

Tayna e Mozzik detyrohen ta paralajmërojnë publikimin e këngës për nesër, ky është shkaku

Menaxheri i këngëtares, Tayna le që nuk ia ka qëlluar se në çfarë date do të bëhen xhirimet e këngës së saj të re, por edhe parashikimet e disa ditëve më parë i kanë dalë të huqta.

Kjo për arsyen se në një deklaratë për Gazetën Insajderin, Rinor Hykolli pat paralajmëruar ardhjen e një “megahiti” mes Taynas e Mozzik, xhirimet e të cilës, sipas tij, ishin paraparë të ndodhin me 2 apo 3 shkurt të 2020-ës.

SHIKO > Rinor Hykolli e konfirmon bashkëpunimin e Taynës me Mozzik, jep detaje për këngën dhe klipin

Por kanë mjaftuar vetëm ca ditë që kjo të ndërroj plotësisht, e kënga të paralajmërohet për t’u publikuar me 28-janar gjë që pak minuta më parë u konfirmua se ka ndërruar përsëri.

Tash e disa orë në internet po qarkullon kënga zyrtare e titulluar “Edhe ti” e që ka bërë që kënga me klip zyrtarisht të publikohet nesër (22 janar 2020), gjashtë ditë më herët sesa në paralajmërimin e dytë.

© Tayna [InstaStory]

Është vet Tayna ajo e cila e ka bërë publike një imazh në “Instagram” ku shihet mbishkrimi “Nesër 12:00”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtares në fjalë i është publikuar para kohe kënga.

Ka qenë edhe “Sicko” kënga e cila është publikuar një muaj para se të dal klipi zyrtar i saj në YouTube. Këngën e para publikuar të Taynas dhe Mozzikut, mund ta gjeni më poshtë.