Tayna reagon pas pas deklaratës së Olti Currit

Tayna reagon pas pas deklaratës së Olti Currit

Ditën e djeshme, Tazna ndau me ndjekësit në Instagram  një foto ku tregonte se kishte  bërë një gjest humanitar duke i çuar ushqime familjeve në nevojë.

Mirëpo , gazetari Olti Curri e ironizoi reperen duke thënë se kishte bërë bamirësi me 50 euro Pazar.

“O Tayna na  i solle zorrët në fyt që publikon këto ‘bamirësitë’…Për 50 euro Pazar shkon bën storz tjera, kujton që do i japin titullin shenjtore Nëna Tayna”, shkruante Olti në postim.

Pas deklaratës së gazetarit, Tayna ka reaguar në profilin e saj në Instagram duke publikuar një foto ku tregon se nuk merret me askënd tjetër veç vetes.

“Kërkoj falje për vitet që kam qenë e fjetur, për vitet që kam qenë e verbër ndaj shkëlqimit tënd. Ke qenë magjike gjatë gjithë kohës. Një shënim për mua, nga unë “, janë fjalët në postimin e Taynës.