Tayson Fury: Nëse Joshua reziston deri në raundin e tretë, unë do të tërhiqem nga meçi

Tayson Fury: Nëse Joshua reziston deri në raundin e tretë, unë do të tërhiqem nga meçi

Ndeshja e shumëpritur e boksit ndërmjet kampionit aktual Anthony Joshua dhe Tyson Furyt mund të ndodhë këtë verë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Insajderi.

Të dy palët janë shprehur të hapur për një duel teksa flitet se në kontratë do të përfshihën dy ndeshje brenda vitit, pra humbësi ka të drejtën e rematch-it. Për “Sky Sports Boxing”, Fury deklaroi se nëse Joshua zgjat më shumë se tre raunde në ring me të, atëherë do të tërhiqet.

“Nëse Joshua nuk bie për tokë në raundin e tretë, unë do të largohem tek korneri im dhe do të tërhiqem nga sfida”. Deklarata e fortë e Furyt ka ndezur debat të gjatë, pasi ky duel është i paparashikueshme për shkak të stilit të ndryshëm të dy boksierëve.

Nga kontrata dy boksierët britanik pritet të përfitojnë 70 milionë paund secili, shifra marramendëse këto duke marrë parasysh dhe marketingun që përcjell kjo sfidë. /Insajderi.com