Te Atalanta infektohet me COVID-19 mbrojtësi Romero, mungon në sfidën ndaj Lazio-s

Te Atalanta infektohet me COVID-19 mbrojtësi Romero, mungon në sfidën ndaj Lazio-s

Problem i papritur tek Atalanta në momentin më të mirë. Mbrojtësi Cristian Romero humbet sfidën e sotme kundër Lazios pasi ka rezultuar në mbrëmje pozitiv me “COVID”, njofton Insajderi.

Argjentinasi është futur në izolim, ndërsa klubi ka njoftuar autoritetet ‘bergameske’ për rastin në fjalë. Megjithatë, sfida e nesërme kundër ‘bardhekaltërve’ do të zhvillohet normalisht.

Romero luajti 90 minuta në sfidën e fundit të Atalantës në Kupën e Italisë, ku ‘bergameskët’ eliminuan Lazion me rezultatin 3-2. /Insajderi.com