“Të bashkuar për kafshët” ka një kërkesë për kryetarin Ahmeti

“Të bashkuar për kafshët” ka një kërkesë për kryetarin Ahmeti

Organizata jo qeveritare, “Të bashkuar për kafshët”, ka bërë një kërkesë për kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, (AUV), Vladet Gjinovci dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në lidhje me trajtimin e qenve në kryeqytet.

“I nderuar Kryetar i Komunes se Prishtines z. Shpend Ahmeti, I nderuar Kryeshef i AUV- z. Valdet Gjinovci, I nderuar  Drejtor i Pergjitshem i Policise se Kosoves- z. Shpend Maxhuni, Ka kohe qe OJQ “Te bashkuar per kafshet” ka raportuar raste te ndryshme te keqtrajtimeve ndaj qeneve, shitjen ilegale te tyre ne tregun e kerreve, luftërat e qeneve por fatkeqësisht besojmë se asgjë konkrete nuk po merret ne këtë drejtim nga organet kompetente”, thuhet në kërkesën e “Të bashkuar për kafshë”.

Ata kanë kërkuar nga këto institucione që të respektohet ligji për Përkujdesjen e Kafshëve.

“Si OJQ, vitin e kaluar kemi mbajtur edhe diskutim publik per kete ceshtje me te gjithe akteret relevant (Nga AUV, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës), por sot e kesaj dite ende nuk kemi marre nje përgjigje te sakte se pse nuk po respektohet Ligji per Perkujdesjen e Kafsheve”, thuhet ndër tjera në kërkesën e tyre.

“Konkretisht, ne fotografi gjeni deshmite, rasti konkret kur qytetari i pa ndergjegjshem jo vetem qe e keqtrajton qenin e gjinise femer duke e lene pa buke deri ne kete gjendje, por e mban te lidhur dhe i njejti lirshem del ne tregun e kerreve diten e diele (sikurse qindra qytetar tjere te pa ndergjegjshem) dhe tenton t’i shes klyshat te cilet as nuk jane te vaksinuar dhe as nuk e kane moshen te ndahen nga nena e tyre. Lere faktin qe dje (e diel)  ka qene dite me temperature qe konsiderohet mjafte e larte per qente, dhe se te njejtit asesi nuk lihen ashtu te lidhur ne diell, pa buke dhe uje, e aq me pak te shiten nga shites ilegal ne tregun e kerreve”.

Poashtu, kemi informata se nje aktivist per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve e ka raportuar rastin ne fjale tek Policia e Kosoves dje.

Ju rikujtojme se sipas Ligjit per perkujdesjen ndaj kafsheve , Neni 5, paragrafi

5.1 thote : Personi që mban çfarëdo kafshe apo kujdeset për kafshën, do të jetë përgjegjës për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Gjithashtu, sipas DISPOZITAVE NDËSHKIMORE Neni 17:

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 Euro personi që: a). nuk kujdeset për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshës (neni 5. 2);

Prandaj, kerkojme nga organet kompetente qe perfundimisht t’i denojne dhe t’i ndalojne keto akte mizore, shitjen ilegale te qeneve ne tregun e kerreve.