Të bëmat e Azem Sylës – i ftuar sot nga Gjykata Speciale

Të bëmat e Azem Sylës – i ftuar sot nga Gjykata Speciale

Të ftuarve nga Gjykata Speciale sot iu është bashkangjitur edhe Azem Syla i njohur me nofëkn e tij “Daja i Madh”. Nuk dihet ende në cfarë cilëse është ftuar, Syla i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Para dy vjetësh Gazeta Insajderi kishte mësuar se Azem Syla së bashku me Shukri Bujën, Sokol Dobrunën janë në mesin e të akuzuarve të parë nga Gjykata Speciale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte gjetur prova për të akuzuar mbi 60 ish-drejtues dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktakuzat nuk kanë të bëjnë vetëm me krime lufte, por edhe vepra tjera të kryera deri në fund të vitit 2000, kishte raportuar Insajderi.

Mbi 60 të akuzuar nga Specialja, aktakuza e parë pas 17 shkurtit

Burime të Gazetës Insajderi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar kishin thënë për Gazetën Insajderi se “Azem Syla pritet fillimisht të akuzohet për rolin e tij si drejtues që në Kosovë njihet si ‘Bllaca 2’. Hetimet për këtë rast në Kosovë janë pezulluar”.

Për rastin Bllaca, janë të dënuar 7 persona të cilët kanë kryer vrasje dhe sulme mbi njerëz të identifikuar si bashkëpunëtorë të Serbisë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Daja i madh”, dyshohet se kishte dhënë edhe 100 mijë euro për vrasjen e Nazim Bllacës, i vetëshpalluri agjent i ish-Shërbimit Sekret të Kosovës, SHIK

Prokuroria kishte pretenduar se ka prova të bollshme për ta çuar Azem Sylën në burg për krim të organizuar. Pretendimin po e mbështet në dëshmitë e dy dëshmitarëve, njëri prej të cilëve është Nazim Bllaca, përgjimet telefonike dhe prova tjera.

Ndërsa në vitin 2017, për më shumë se një viti përballje me drejtësinë, Azem Syla ishte liruar, vetëm 20 ditë pasi rasti i tij ishte transferua nga gjykatësit e EULEX-it tek ata vendorë për rastin e njohur “Toka”.

Dhjetëra të tjerë janë ftuar vetëm brenda këtyre ditëve, nga Gjykata Speciale, ku në mesin e tyre ka edhe zyrtar të shtetit. /Insajderi.com