Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në qendër korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë është instaluar aplikacioni Skype, si mënyrë për të" />

Të burgosurit në Kosovë do të komunikojnë me familjarët përmes Skype

Të burgosurit në Kosovë do të komunikojnë me familjarët përmes Skype

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në qendër korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë është instaluar aplikacioni Skype, si mënyrë për të zgjidhur çështjen e komunikimit dhe moscenimin e të drejtës së asnjë të burgosuri.

Haxhiu, këtë e ka bërë të ditur përmes “Facebook”-ut.

“Në secilën qendër korrektuese dhe të paraburgimit në vendin tonë është instaluar aplikacioni Skype për të zgjidhur çështjen e komunikimit dhe moscenimin e të drejtës së asnjë të burgosuri. Meqë për shkak të shëndetit të burgosurve kemi ndërprerë vizitat e familjarëve tashmë secili i burgosur ose në paraburgim mund të komunikojë përmes Skype me familjarët e tij. Bashkë do t’ja dalim!”, shkruan Haxhiu.