Të dhënat s’janë asgjë nëse nuk përdoren për dicka – ka deklaruar sot Sarah Olmstead, drejtoreshë e programit të MCC-së në Kosovë. Me rastin e lansimit të garës DIG DATA të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, një panel të moderuar nga Krenar Gashi (SBUNKER) me pjesëmarrës Petrit Selimi (MFK CEO), Blerta Thaci (CEO Open Data Kosovo), Sarah Olmstead (MCC Country Team Lead) dhe Mahir Yagcilar minister në Ministrinë e Administratës Publikë në Qeveriën e Kosovës, është diskutuar transparenca qeveritare dhe hapat e ndërrmarë të qeverisë së Kosovës, për hapje të të dhënave dhe përgaditje legjislative në këtë aspekt.
Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i MFK, z.Petrit Selimi ka elaboruar për të pranishmi të gjitha benefitet që dalin nga hapja e të dhënave dhe përdorimi i tyre nga publiku.
‘Shoqëria civile ka fuqinë dhe rolin për mbledhjen e informatave dhe të dhënave të sjellë ndryshim tek ne’ ka thënë Blerta Thaçi nga Opend Data Kosovo, duke ju referuar platformave që tashmë janë zhvilluar dhe që kanë treguar rezultat në fushën e përdorimit të të dhënave.
DIG DATA është gara e parë nacionale e këtij lloji në Kosovë dhe e para e MFK që nga lansimi në Nëntor të vitit 2017.
Kjo garë fton opinionistët, mediat, shoqërinë civile, qeverinë, sektorin privat, akademinë, gazetarët, dizajnerët, inovatorët e teknologjisë dhe të gjithë ata që ofrojnë zgjidhje kreative për adresimin e çështjeve të ndryshme, për të diskutuar mbi rëndësinë e të dhënave të hapura për një qeverisje të hapur dhe më përgjegjëse.