Të dilni sot pa çadër? Ide e keqe!

Të dilni sot pa çadër? Ide e keqe!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të martën mbajë mot i vranët e me shi.

Do të ketë reshje shiu, ndërsa shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jenë në gjithë vendin, por sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jug perëndim dhe veriperëndim.

Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell por që vranësirat do të mbeten të theksuara në gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, deri sa ato maksimalet do të variojnë pak mbi vlerat e normales. Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius. /Insajderi.com