Të dy vendet pjesëmarrëse në finalen e turneut të shahut fitojnë medalje të arta për shkak humbjes së rrjetit të internetit

Të dy vendet pjesëmarrëse në finalen e turneut të shahut fitojnë medalje të arta për shkak humbjes së rrjetit të internetit

India dhe Rusia janë deklaruar fitues të përbashkët në finalen e madhe internacionale të shahut, pasi dy lojtarët Indian humbën rrjetin e internetit në raundin e fundit, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Olimpiada e shahut është mbajtur online për herë të parë këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19.

India arriti një marrëveshje pasi dy lojtarët e saj e humbën lidhjen e internetit në minutat e fundit lojës, të dielën. Zyrtarët thanë se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm.

“Olimpiada Online e Shahut është afektuar nga një rënie globale e internetit, që ka prekur disa shtete, përfshirë këtu edhe Indinë. Lojtarët nga India kanë humbur rrjetin dhe rezultatet janë të paqarta”, tha Arkady Dvorkovich, presidenti i Federatës Internacionale të Shahut.

Ai tha se ka vendosur të u jap të dy ekipeve medalje të arit, në mungesë të një vendimi unanim.

Ekipe prej 160 vendeve kanë participuar në këtë event online të këtij viti, që filloi në korrik. /Insajderi.com