Të enjten në Gjykatë, “Z Mobile” kërkon 30 milionë euro nga Telekomi

Të enjten në Gjykatë, “Z Mobile” kërkon 30 milionë euro nga Telekomi

Të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore në të cilën vendoset në lidhje me vendimin e Arbitrazhit që Telekomin e detyron t’ia paguajë mbi 30 milionë euro kompanisë Z-Mobile.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Kohën Ditore zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se seanca në mes të propozuesit Dadafon.net. LLC, dhe Kundër propozuesit Telekomi i Kosovës SH.A, është caktuar të mbahet me datën 31.01.2019 në ora 13.00”, ka thënë Gashi për gazetën.

Rreth katër vjet me parë, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës kishte shkelur marrëveshjen pasi refuzonte t’i ndante numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Për këtë çështje në fund të vitit 2016 pati vendosur Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare, e cila e obligonte Telekomin të paguante mbi 30 mijë euro gjobë për shkak të shkeljes se marrëveshjes.