Të enjten seancë plenare: Për herë të gjashtë “Rimëkëmbja ekonomike” në Kuvend

Të enjten seancë plenare: Për herë të gjashtë “Rimëkëmbja ekonomike” në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për KP shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Aty përveç tjerash, pritet për herë të gjashtë të paraqitet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndërkohë do të ketë edhe pika të reja në rend të ditës që do të shqyrtohen nga deputetët. /Insajderi.com