Të famshmit që ranë në pranga gjatë protestave në Amerikë

Ndërsa protestat në të gjithë Amerikën vazhdojnë pas vdekjes së padrejtë të George Floyd, disa të famshëm, si Cole Sprouse, kanë vërtetuar se ata vërtet i janë përkushtuar kauzës duke u arrestuar së bashku me demonstruesit e tjerë.

Të famshmit që ranë në pranga gjatë protestave në Amerikë

Mes qindra mijëra demonstruesve që u bashkuan pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, në duart e një oficeri të policisë në Minneapolis, ju mund të keni pikasur disa fytyra të njohura. Të famshëm si Halsey, Ariana Grande, Emily Ratajkowski, dhe më shumë, kanë qëndruar të fortë dhe dolën në rrugë në qytete si Santa Monica, Kaliforni, ku policia hodhi gaz lotsjellës dhe gjuajti plumba gome në protestuesit paqësorë, njofton Insajderi.

Disa të famshëm i morën gjërat një hap më tej dhe qëndruan në vijën e parë të marshimeve ndërsa situata me policinë u përshkallëzua. Në disa raste, yjet u arrestuan.

Ylli i Riverdale, Cole Sprouse ishte në mesin e atyre që u kapën nga policia në protestën e Santa Monikës në 1 qershor.

“Një grup protestues paqësorë, përfshirë edhe unë, u arrestuan dje në Santa Monika.”– shpjegoi Cole në një postim në Instagram të 1 qershorit.

Cole Sprouse

Aktorja Jaime King zbuloi në orët e para të 3 qershorit se ajo, së bashku me gra të  tjera, ishin arrestuar ndërsa po protestonin në Los Angeles.

“Aktualisht e arrestuar për një protestë paqësore. Po shkruaj e prangosur në pjesën e pasme të autobusit. Të gjithë ishin paqësorë. – Jaime dhe pjesa tjetër e motrave të mia në këtë autobus.” – shkroi aktorja në një tweet në orën 1:37 të natës.

Jaime King protesting

Burimi: Hollywood Life