Te Fernerbahçe tre lojtarë preken me Coronavirus

Te Fernerbahçe tre lojtarë preken me Coronavirus

Klubi turk i futbollit Fenerbahçe raportoi tre raste të reja të Coronavirusit brenda ekipit kryesor, njofton Insajderi.

Në një deklaratë, “Kanarinat e Verdha” thanë se tre lojtarë të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19, disa ditë pasi një anëtar i skuadrës kontraktoi sëmundjen. Ai shtoi se i gjithë ekipi u testua të hënën.

Lojtarët e infektuar, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, janë izoluar dhe ka filluar trajtimi i tyre. /Insajderi.com