Të flasim për testikujt, një stigmë që duhet zhdukur

Të flasim për testikujt, një stigmë që duhet zhdukur

Testikujt.

Pothuajse gjysma e popullsisë i ka, por a po kujdesen ata si duhet për to dhe a e dinë se si funksionojnë?

Kjo është një pyetje që ish-garuesi i “Love Island” Chris Hughes i ka bërë vetes gjithnjë e më shpesh gjatë viteve të fundit, pas probleme me testikujt, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Chris, 27 vjeçar, dhe vëllai i tij Ben, 28 vjeçar, paraqiten në një dokumentar të ri të BBC “Me, My Brother and our Balls”, për të hetuar shëndetin e testikujve të tyre dhe për të frymëzuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Është një udhëtim personal për vëllezërit Cotswolds.

“Unë kam bërë rreth katër operacione në testikujt e mi, dhe hera e parë që zbulova se diçka nuk ishte në rregull ishte kur isha rreth 15 vjeçar- kisha një varikocelë, e cila është një grumbullim i venave në testikulin tim të majtë”, shpjegon Chris.

Chris Hughes

Pas disa skanimesh, u konfirmua që gunga ishte kancerogjene, por para se ta hiqte, Ben vendosi të merrte disa nga spermatozoidët e tij në rast se do të ishte e nevojshme për t’u ngjizur në të ardhmen.

Por aty, ai mori një tjetër goditje.

“Nivelet e mia të testosteronit ishin shumë të ulëta për të prodhuar spermë”, thotë ai. “Unë u dërgova në Londër për të parë disa mjekë të tjerë dhe ata më vunë në një periudhë mjekimi rreth dy muaj pas operacionit tim”.

Që nga heqja e kancerit në janar 2019, Ben ka qenë në një udhëtim për të provuar dhe zbuluar shkakun e problemit të tij të pjellorisë – dhe për ta rikthyer atë.

Ai dhe e dashura e tij Olivia nuk po përpiqen akoma të kenë fëmijë por është diçka që ata duan në të ardhmen.

Ben and Olivia

Nëse ka një gjë që Chris dhe Ben duan që burrat të marrin nga programi, është që të jenë të vetëdijshëm për pjellorinë e tyre, edhe nëse nuk është një shqetësim aktual.

Studimet kanë treguar që pjelloria e meshkujve në Evropë dhe ShBA është duke u zvogëluar, ku duket një rritje një rritje në pacientët e pjellorisë me një numër të ulët të spermës nga 0 deri në 15 milionë.

Në fillimin e viteve 2000, nëntë për qind e pacientëve kishin sasi kaq të ulëta të spermës, por kjo u rrit në 11.5% në periudhën midis 2014-2017. Një studim tjetër gjeti një rënie në numrin mesatar të spermës midis viteve 1973 dhe 2011.

Çdo gjë nën 15 milionë spermatozoidë për mililitër spermë konsiderohet e ulët.

Studiuesit kanë sugjeruar gjithashtu faktorë të tjerë të stilit të jetesës si ndotja mund të ndikojnë në shëndetin e spermës.

Ndërsa numri i spermatozoideve të Chris u zbulua të jetë i shëndetshëm, Ben është duke marrë ilaçe testosteroni në përpjekje për të rritur të tijat. Një gjë për të cilën bien dakord vëllezërit është se të gjithë duhet të hapim mendjen për atë që po ndodh në pantallonat tona.

Chris and Ben Hughes

Hapi i parë për t’u kujdesur për pjellorinë tuaj, thotë Ben, është të jesh i hapur – sado e vështirë të jetë

“Unë mendoj se burrat ngatërrohen pak nga të folurit për ndjenjat e tyre dhe si janë, sepse është bërë e ditur që burrat nuk duhet të kenë probleme dhe ata duhet të jenë të fortë dhe t’i kalojnë ato, gjë që nuk është e vërtetë”, thotë ai. /Insajderi.com