Të gjitha çudirat saudite

Me vite e kanë udhëhequr pleqtë, dhe ja se çfarë ndodhi kur princi i ri i morri "dizginët" "Forca politike në Arabi nuk ishte islami, por Alzajmeri!", ishte konkludimi i analistit Thomas Fridmann.

Të gjitha çudirat saudite

Pas 30 viteve është mbajtur projeksioni i parë filmik në Arabinë Saudite, kanë publikuar mediet kryesore në botë. Prejse, në fakt ende jo formalisht, e morri pushtetin princi 32 vjeç Mohamed bin Salman në këtë vend ultra konservativ dhe shumë të pasur, në vend filluan të ndodhin çudira.

Përse nuk kishte reforma të mëdha më herët, më së miri ka përshkruar analisti i njohur amerikan Thomas Friedmann në një kolumne në New York Times. “Sundimtari momental është 81 vjeç. E ka zëvendësuar mbretin i cili ka vdekur në moshën 90 vjeçare, ndërsa ky e kishte zëvendësuar mbretin i cili ka vdekur në moshën 84 vjeçare”, ka shkruar ai, “për këtë e keni të qartë përse sauditët nuk kanë ecur në hap me kohën. Forca dominuese në Arabi nuk ishte islami, por Alzajmeri”, ka përfunduar Fredmann.

Saudi Arabia’s Crown Prince Mohammed bin Salman leaves the Hotel Matignon in Paris, France, April 9, 2018. REUTERS/Charles Platiau – RC1CDD41CDD0

Çfarë duhet të dini për reforma dhe cilët janë këto elemente në fazën “post-alzajmer”, po ju përshkruajmë në një pasqyrë të shkurtër.

  1. Gratë guxojnë t’i vozitin veturat

Arabia Saudite, edhe pse ka konkurrencë të madhe, ishte vendi i vetëm i cili i ndalonte gratë të vozitin. Përse ishte kështu, vështirë është të gjendet një sqarim logjik. Arsyetimet zyrtare shkonin aq larg saqë autoritetet thoshin se “meshkujt nuk do të dinin të sillen afër grave në vetura”, se me këtë do të inkurajohej imoraliteti, dhe si pasojë kjo do të rrezikonte institucionin familje. Por, me dekretin mbretëror të vitit të kaluar gratë u lejuan të jenë në timon. Vendimi do të hyn në fuqi në korrik.

Female driver Azza Al Shmasani alights from her car after driving in defiance of the ban in Riyadh June 22, 2011. Saudi Arabia has no formal ban on women driving. But as citizens must use only Saudi-issued licences in the country, and as these are issued only to men, women drivers are anathema. An outcry at the segregation, which contributes to the general cloistering of Saudi women, has been fuelled by social media interest in two would-be female motorists arrested in May.REUTERS/Fahad Shadeed (SAUDI ARABIA – Tags: TRANSPORT POLITICS SOCIETY) BEST QUALITY AVAILABLE – GM1E8290EJ901

  1. Gratë guxojnë të shkojnë nëpër ndeshje sportive dhe të merren me aktivitete fizike

Pra, në të ardhmen gratë mund të ulen në timon dhe mund të shikojnë ndeshjen. Në të vërtetë, në ndeshje mund të shkojnë tani, por jo me veturë. Historia ndodhi qysh në janar kur Al-Ahli nga Xheda, qyteti i dytë më i madh në Arabinë Saudite, i hapi dyert e stadiumit mbretëror. Përveç kësaj, nëpër shkolla do t’iu lejohet të merren me aktivitete fizike.

Saudi women watch the soccer match between Al- Hilal club against Al Ittihad club at the King Fahd stadium in Riyadh, Saudi Arabia January 13, 2018. REUTERS/Faisal Al Nasser – RC193C184600

  1. Mbahen pop-koncertet, por nuk guxojnë të vallëzojnë

Edhe pse myftiu i madh i Arabisë Saudite ka deklaruar se nëpër koncerte nuk ka asgjë të mirë dhe se  janë vetëm “hapje e dyerve për të keqen”, Mohamed bin Salman prej vitit 2017 ka lejuar që të dëgjohet muzika nëpër vende publike. Kështu në janar kryeqyteti Riad ka shikuar dhe ka dëgjuar një koncert pas 25 vitesh, dhe Xheda pak më liberale pas shtatë vitesh. Edhe kjo nuk kaloi pa bizaritet. Derisa nëpër bileta për koncerte botërore qëndrojnë paralajmërimet se “muzika e fortë mund të dëmtojë dëgjimin tuaj”, në ato për koncertin e këngëtarit egjiptian Tamer Hosni ka pasur paralajmërim se vallëzimi është i ndaluar!? Në fund të vitit të kaluar është mbajtur koncerti i parë i një këngëtareje femër, dhe ajo ishte libanezja Hiba Tawayi. Si kuriozitet mund të shtojmë se në ndërkohë ka performuar edhe reperi amerikan Nelly, i cili është i njohur se e lavdëron hedonizmin.

  1. Islami zëvendësohet me nacionalizëm

Nuk janë të gjitha gjërat pozitive. Arabia Saudite ishte e njohur si vend me pikëpamje radikale të islamit, dhe ideologjia e re gjithnjë e më tepër mbështetet në ndjenjat nacionale. Për t’u potencuar këto ndjenja, është shkaktuar kriza diplomatike me Katarin, konflikti ushtarak me shiitët në Jemen, dhe aty është, natyrisht, edhe rivaliteti i përhershëm me Iranin gjithashtu shiit.

Saudi army artillery fire shells towards Houthi positions from the Saudi border with Yemen April 13, 2015. REUTERS/Faisal Al Nasser TPX IMAGES OF THE DAY – GF10000057902

  1. Lufta kundër korrupsionit

Si edhe çdo reformator i ri, Mohamed bin Salman nisi të pastrojë “barin e keq” nga rrethi i vet. Në spastrimet anti korrupsion pësuan 200 princër, ministra dhe biznesmen. Por, më tepër se vet lufta e korrupsionit, analistë në këtë veprim e shohin dëshirën e trashëgimtarit të fronit që ta forcojë pozitën e vet dhe të familjes së tij. Deri tani me Arabinë Saudite kanë sunduar me konsensus shtatë familje, dhe qëllimi është, natyrisht, që në fron të mbetet vend vetëm për një familje./Insajderi.com.