Të gjithë banorët e një fshati kroat – milionerë

Të gjithë banorët e një fshati kroat – milionerë

Ata janë pronarë të flotës prej madje 180 kruzerëve të vegjël, shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”, dhe pretendon se gati asnjëri prej tyre nuk vlen më pak se gjysmë milioni euro!

Ata më luksozë kushtojnë më shumë se tre milionë euro, dhe gjithsej mund të vlejnë madje më shumë se 270 milionë euro.

Shikuar në mënyrë statistikore, çdo i katërti banor i këtij fshati është pronar i një kruzeri (duke përshirë edhe fëmijët dhe gjyshërit dhe gjyshet e tyre). Në realitet, 70 familje të këtij vendi të vogël janë pronarë të pasur anijesh dhe i mbajnë madje 75 për qind të flotës së përgjithshme kombëtare të këtij lloji të anijeve.

Dhe kjo nuk është e tëra – ata çdo vit i qesin në det 10 deri 20 “hotele mbi valë” të reja, ndërsa të gjithë kantieret e anije ndërtimtarisë janë të stërmbushur me porosi edhe për disa vjet më vonë.

Rregulli se çdo kapedan duhet të ketë aq anije sa djem i ka, moti është shkelur, kështu edhe anëtarët e familjes së gjerë janë të ngarkuar me kruzerë. Ekuipazhet e tyre përbëhen nga rreth 10 njerëz, dhe puna e të gjithëve është që për mysafirë t’i bëjnë pushimet e paharruara./Insajderi.com.