Të gjithë djemtë dhe trajneri u nxorën nga shpella

Të gjithë dymbëdhjetë djem dhe trajneri 25 vjeç janë nxjerrë me barela dhe iu është dhënë ndihma e parë në ambulancën e improvizuar në hyrje të shpellës.

Të gjithë djemtë dhe trajneri u nxorën nga shpella

Faza e tretë e operacionit të shpëtimit të djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella në veri të Tajlandës u përfundua me sukses.

Dymbëdhjetë djem, anëtarë të klubit të futbollit dhe trajneri i tyre kishin mbetur të ngujuar në një shpellë në veri të Tajlandës më 23 qershor, për shkak se shirat monsune e kishin ngritur nivelin e ujit i cili e kishte bllokuar hyrjen.

Prindërit i kanë parë djemtë  të cilën momentalisht gjenden në spital, ka thënë sekretari i ministrisë së shëndetësisë së Tajlandës Jedesad Chokdumrongsuk, transmeton Insajderi.com.

Sekretari shton se prindërit i kanë parë fëmijët nëpër xham mbrojtës, sepse ende po kryhen kontrollet në mënyrë që të vërtetohet se a ka ndonjëri nga djemtë ndonjë infeksion, transmeton AP.

Jedesad pretendon se ekziston mundësia se dy djem kanë infeksione në mushkëri, por se janë “të shëndosh dhe të buzëqeshur”.

“Fëmijët janë futbollistë, kanë imunitet të lartë. Të gjithë janë të gëzuar dhe të lumtur që janë jashtë, mirëpo gjithqysh duhet t’i kontrollojë mjeku”, ka thënë sekretari duke shtuar se ata do të mbesin në spital shtatë ditë.

Djemtë kanë oreks të mirë, dhe kanë thënë se janë shumë të uritur dhe për mëngjes kishin kërkuar bukë me çokollatë gjë që mjekët në fillim kishin kundërshtuar, dhe preferonin që ata të ushqehen me ushqim të lehtë dhe pa shije, mirëpo në fund u dorëzuan, pretendon Reuters.

Grupi prej 12 djemve dhe trajneri i tyre kanë qenë në shpellë prej 23 qershorit./Insajderi.com.