Të gjithë e dijnë por jo Kurti për vetën, thotë se ende se di kush do të jetë kandidati i VV-së për kryeministër

Të gjithë e dijnë por jo Kurti për vetën, thotë se ende se di kush do të jetë kandidati i VV-së për kryeministër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në ofertën e sotme drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka propozuar që kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, të jetë e para në listë. E për numrin e dytë të listës zgjedhore, nuk ka treguar që sipas tij, akoma nuk është vendosur, shkruan Insajderi.com

Albin Kurti është emri i vetmi dhe më i përfoluri i kësaj partie si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit”, ka shkruar Kurti në letrën drejtuar Mustafës.

E lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e ka pranuar një ofertë të tillë.