Të gjithë po flasin për këtë gjest të madh të Salahut pas het-trikut

Të gjithë po flasin për këtë gjest të madh të Salahut pas het-trikut

Mohamed Salah ka bërë një gjest të madh pas ndeshjes ndaj Bournemouthit, ku ai realizoi het-trik.

Tregolëshi i Salahut, të paktën përkohësisht, i mundësoi Liverpoolit të ngjitej në pozitën e parë në tabelë në Premierligë, transmeton Insporti

Ylli egjiptian realizoi tre gola në fitoren e thellë prej 4 me 0 në udhëtim, ku ai padyshim se u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Por, egjiptiani e ka refuzuar çmimin e njeriut të ndeshjes i cili iu dha në intervistën pas ndeshjes.

Futbollisti 26-vjeçar, zgjodhi që ta refuzojë çmimin për t’ia dhënë atë James Milnerit, për shkak të arritjes së tij të 500 paraqitjeve në Premierligë.

Shikojeni momentin në videon më poshtë.